Presidenti Ilir Meta ka uruar Shaip Kamberin i cili fitoi një mandat deputeti në Kuvendin e Serbisë.
Meta thotë se është besimplotë se Kamberi do të jetë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
‘Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkruan presidenti Meta.