Në kuadër të javës çame, në Kuvend u mbajt sot një minutë heshtje nga deputetët në fillim të seancës plenare.
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi mori i pari fjalën në nisje të seancës sot dhe kujtoi gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.
Ndërkohë në tavolinat e deputetëve ishin vendosur edhe trëndafila të kuq në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit.
Sakaq, LSA sjell disa momente më pikante nga salla e Kuvendit. Mes këtyre momenteve pikante është dhe biseda mes ministrave të kabinetit Rama, Spiropali, zv.kryeministri Ahmetaj apo dhe ministrja Ibrahimaj.
/e.d