Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin e presidentit francez, Macron për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë u drejtohet ligjvënësve maqedonas si vëllezër dhe u kërkon të kalojnë në parlament propozimin francez që do t’i hapte rrugë nisjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për Tiranën dhe Shkupin.
“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama në Twitter.
/e.d