Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti me tren në Hong-Kong të enjten pasdite.Duke folur pas mbërritjes në stacionin hekurudhor të trenave të shpejtësisë së lartë të Kowloon-it Perëndimor, Xi vuri në dukje se është shumë i kënaqur që viziton edhe një herë Hong-Kongun.
Xi Jinping-u theksoi se, në të kaluarën, Hong-Kongu u ka bërë ballë provave të vështira herë pas here, duke kapërcyer çdo rrezik dhe sfidë. Pas stuhisë, Hong-Kongu ka rilindur nga hiri, duke treguar gjallëri të madhe.
“Faktet kanë vërtetuar se ‘Një vend, dy sisteme’ ka gjallëri të fuqishme e mund të sigurojë përparimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Hong-Kongut dhe të ruajë mirëqenien e bashkatdhetarëve hongkongas. ‘Një vend, dy sisteme’ është një parim i mirë dhe, duke iu përmbajtur këtij parimi, e ardhmja e Hong-Kongut do të jetë pa dyshim më e mirë dhe Hong-Kongu patjetër do të japë kontribute të reja e më të mëdha në ringjalljen e madhe të kombit kinez,” u shpreh Xi.
/e.d