Kreu i Avokatëve Penalistë Sajmir Visha ka reaguar kundër vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar seancat e masave të sigurisë për 10 ditë.
Në reagimin e tij thotë se avokatët nuk mund të bëjnë pushime me lekët e klientëve pa bërë punë. Për këtë arsye fton që ditën e nesërme, të paraqitet Shoqatën e Avokatëve Penalistëve të shkojnë në SPAK.
“Plazh! E turpshme qe avokatet po bejne plazh me “leket” e klientëve pa bere pune sidomos per masat e sigurimit.. nuk mundet te rrine ne burge te pandehurit per fajin e Avokateve. Nuk mundet nje doktore te mos operojë nje urgjencë nga apandetisti .. Neser ftoj Shoqaten e Avokateve Penaliste te Shqiperise ora 08 para SPAK”, shkroi Vishaj.
g.kosovari