Deputetja e PD, Grida Duma ka deklaruar se do jete pjese e protestes se thirrur nga Sali Berisha me 7 Korrik dhe se do beje thirrje per sa me shume pjesemarrje.
Sipas Dumes, “protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq”.
Pyetje: Do angazhoheni për të thirrur njerëz në protestë?
Grida Duma: Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja. Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët.
Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohen të gjithë deputetët sa i takon strategjisë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq.
Pyetje: Do zhvilloni takime për të parë si është strategjia?
Grida Duma: Patjetër, strategjia është të ketë pjesëmarrje së pari. Unë nuk kam qenë në ato takime e grupe, por e di shumë mirë që kontakte me kolegët që janë në grupe do mbajmë patjetër
g.kosovari