Policia italiane zbuloi një shtëpi të përdorur si depo kokaine, duke sekuestruar 18 kilogramë kokainë me vlerë miliona euro.
Në pranga është vënë një 30-vjeçar shqiptar, pa precedentë penal, për të cilin seanca për vleftësimin (ose jo) të arrestit është caktuar të enjten e datës 30 qershor, përpara gjyqtarit për hetime paraprake.
Shtëpia, e pabanuar, ishte në qendër të një vajtje-ardhjeje të vazhdueshme të njerëzve të ndryshëm, të cilët zotëronin çelsat për hyrjen.
Policia e mbajti situatën nën kontroll për disa ditë dhe më pas ndërhyri duke arrestuar njeriun e konsideruar si “rojtar” i shtëpisë.
/a.r