Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bashkë me Kryetaren e delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Blerina Gjylameti, mirëpritën në një takim bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE).
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se temë e diskutimit ka qenë ecuria e reformave dhe e procesit të integrimit të Shqipërisë.
“Diskutuam mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane🇪🇺, sfidat që po perballet gjithë Europa si pasojë e luftës në Ukrainë dhe gadishmërinë e mazhorancës për dialog me grupet opozitare ku morëm përgëzimet nga përfaqësuesit e Këshillit të Europës për përpjekjet e Partisë Socialiste🌹 në përfshirjen e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe nismat e tjera të Parlamentare”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri./m.j
Per cilen reforme flasin kta,ktu ska bere kushe reforma qe i sherbejne popullit e vendit tone,qyshe ne kohene Ahmet Zogut.Kto te quajtura reforma nga kta pushtetare te emruar nga kryetarte e partive,asaj monstres se vicidolit,e me pase e lir floririt,e sote nga sh edvin k/hajduti i viteve te fundit.Kta 3 barbare fute ktu edhe tosin,kane emruar hajdutet e vete ne te gjitha istitucionet shqiptare,perfshije ktu gjyqtare e prokurore me kurse 6 mujore,reforme zgjrdhore e reforma tjera ska pasur kurren e kurres.Zdo te kete,asnji dhoje reformet sa te jene gjalle ktaantishqitare,e te mbajne me dhune duke blere votat,mbajne pushtetin e pa merituar.Prandaj ata 2 klysh sot,mashtrojne kshillin e europes sikur kane bere,e vazhdojne te bejne reforma.