Nënkryetari I partisë demokratike Oerd Bylykbashi paralajmëron për rrezikun e një marrëveshje mes mazhorancës socialiste dhe Enkelejd Alibeajt e deputeteve qe e mbështesin për te miratuar një sistem zgjedhor me prim.
E drejta e vetos ne dy komisionet e posaçme, komisioni për reformën territoriale dhe atë te reformës zgjedhore I takon Enkelejd Alibeajt dhe deputeteve qe e mbështesin; dhe ne këtë situate Bylykbashi ka denoncuar skenarin për një pazar ku shtohen disa bashki por nga ana tjeter miratohet një sistem zgjedhor qe i krijon kushtet për një mandat tjeter te Edi Ramës ne krye te vendit
OERD BYLYKBASHI / NENKRYETAR I PD:
“Ajo që duket vazhdimisht që përbën një rrezik, është një marrëveshje për ti dhënë edi ramës primin, pra një numër mandatesh pa vota. Kjo vetëm e vetëm që edi rama të garantojë më pas një mekanizëm më të thjeshtë për të mbijetuar politikisht persona të caktuar. Më jep 2-3 bashki në hartë që të duket sikur unë kam propozuar dhe kam arritur dicka të rëndësishme; dhe për këtë më garanto edhe një sistem mbijetese, por unë do të të jap mundësi të qeverisësh gjatë nëpërmjet primit të mazhorancës; ky do të ishte një pazar I shëmtuar. “
Sistemi me prim parashikon qe partia e cila del e para ne zgjedhje merr automatikisht një numër te caktuar deputetesh plus, e nëse mbajmë parasysh se partia socialiste ka dale force e pare prej vitit 97 ne çdo pale zgjedhje sistemi me prim e favorizon atë.
Për këtë arsye nënkryetari I PD Oerd Bylykbashi I bën apel deputeteve qe kur te votojnë ne parlament te kenë parasysh interesin e shoqërisë shqiptare jo te individëve te caktuar
“Deputetët do ta kuptojnë qartë që 94 votat për të ndryshuar kushtetutën dhe 84 votat për të ndryshuar kodin zgjedhor është mirë ti kontrollojnë me kujdes në mënyrë që edi rama të mos bëjë atë që bëri ne vitin 2020.”
Per Oerd Bylykbashin sistemi zgjedhor duhet te ndryshohet por me konsensus duhet gjetur sistemi qe garanton perfaqesimin me te drejte te qytetareve
“Ky sistem duhet ndryshuar dhe duhet së bashku me konsensus të shohim një sistem I cili na con në përfaqsim, na con në balanca mes pushteteve dhe nga ana tjetër të ketë efikasitetin e nevojshëm që ne të qeverisim.”
Zgjedhjet e pjesshme te 6 marsit treguan se Sali Berisha perfaqeson 2/3 e partise demokratike dhe Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj vetem 1/3.
Por pavaresisht se Berisha eshte shumica ne PD ne parlament, ne komisione dhe ne procese reformash enkelejd alibeaj dhe deputetet qe e mbeshtesin jane te vetmit qe perfaqesojne partine demokratike; nje situate qe ende eshte e paqarte se kur mund te perfundoje.
/a.r