Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin amerikan Joe Biden në Samitin e NATO-s.
Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Spanjë, pasi do të arrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet sot dhe nesër në Madrit.
Vetë kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjetet sociale ku afrohet pranë Biden duke biseduar dhe e shoqëron për disa hapa.
“Në Samitin e NATO-s ”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Bashkë me Ramën në Samit do të marrin pjesë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
g.kosovari
Or saliista te kamufluar qe qenkeni habit kaq shume; gjithcka ishte shume normale dhe shume njerezore.