Pas rritjes së çmimeve të karburanteve, qytetarët po mundohen të gjejnë forma dhe mënyra për të siguruar naftë në mënyra të tjera, e një prej tyre edhe vjedhja.
Dy persona të tjerë ranë në prangat e policisë së Tiranës së fundmi në operacionin e koduar “Agents”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Ata akuzohen se kanë vjedhur sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku punonin.
U vunë në pranga shtetasit: – A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
“Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
g.kosovari