Aktori Neritan Liçaj thotë se do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga ish-kryeministri, Liçaj thekson se do të protestojë për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht.
Sipas tij, nëse Shqipëria do të futet në Evropë nuk do të futet vetëm me institucione, por do të futet me një qytetërim të vetin.
Këtë e bën arti kultura, shkenca, sporti, media dhe arsimi. Arti forcon dy muskujt më të fortë të njeriut, zemrën dhe mendjen. Jo me kot gjithë demokracitë e mëdhaja investojnë shumë në art. Duke patur një qytetarë të civilizuar mund të ndërtohet një shoqëri moderne.
Unë protestojë për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht. U them shqiptarëve që kombet e mëdhenj japin jetën për lirinë, kurse shumë shqiptarë falin lirinë për jetën dhe kjo nuk është e mirë”, tha ndër të tjera Liçaj./m.j
Cfar do japesh ti o i dale boje