Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të SHBA, ku 46 persona që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm u gjetën të vdekur në një kamion.
Nuk kishte ujë apo ajër të kondicionuar në kamionin ku vdiqën 46 emigrantët, konfirmon Shefi i zjarrdikëseve Charles Hood.
Ai thotë se ndërsa kamioni ishte një rimorkio frigoriferike, në bord nuk kishte njësi ftohëse. San Antoni, ku edhe u gjet kamioni është goditur së fundmi nga një valë e të nxehtit, me temperatura që arritën rreth 39 gradë.
Sakaq, të 16 të mbijetuarit u dërguan në spital brenda rreth një ore pasi u gjetën, thotë ai.
“Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Askush nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë”, tha Shefi Charles Hood i Departamentit të Zjarrfikësve të San Antonio.
Guvernatori republikan i Teksasit Greg Abbott fajësoi për vdekjet presidentin amerikan Joe Biden dhe “politikat e tij vdekjeprurëse të kufirit të hapur”.
Ky nuk është incidenti i parë në kufirin SHBA-Meksikë në Teksas që përfshin vdekje të shumta të njerëzve që tentojnë të largohen për një jetë më të mirë.
- 2003 – 18 persona, duke përfshirë një djalë shtatëvjeçar, u gjetën të vdekur brenda një kamioni të mbinxehur në Victoria, një qytet në Teksasin jugor.
- 2012 – 15 persona vdiqën pasi një kamionçinë me më shumë se 20 persona pa dokumente u përplas me një pemë, duke vrarë 15 prej tyre.
- 2017 – 10 burra vdiqën në San Antonio në një kamion me rreth 200 njerëz pa ujë ose ushqim.
- 2021 – të paktën 10 njerëz vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën në gusht pasi një furgon u përplas në Teksasin jugor.
g.kosovari