Majlinda Bregu e ka konsideruar të mundshëm rikthimin në PD. Ndonëse nuk foli konkretisht për ndonjë hap, ajo tha në “Top Story” se z. Berisha ka bërë një ftesë publike dhe se nuk është anëtare në një parti tjetër politike që ta quaj të mbyllur.
“Më nxorën prej hatllash themi ne këtej nga Tirana. Pa derë fare se as na tha njëri që po dilni, në mes të natës morëm vesh”, tha Bregu.
A morët ftesë për t’u rikthyer?
Po z. Berisha ka bërë një ftesë publike. Jo me letër. Unë nuk kam dyshim fare që z. Berisha do të thoshte se janë të mirëpritur të gjithë ata që u larguan ose që i larguan.
Nuk kam ndonjë dyshim në pjesën e sinqeritetit se në këtë moment duhen të gjithë. Por unë jam në tjetër rrugë, në tjetër pozicion.
A është PD ende partia ime?
Nuk është se unë jam anëtare në një parti tjetër politike që ta quaj të mbyllur. Po nga ana tjetër nuk vuaj nga ndonjë sindromë Stokholmi. Në këtë moshën tonë je gati si ajo që thoshte Antonio Gramshi, ke pesimizmin e intelektit dhe optimizmin e vullnetit. Sigurisht që jam shumë më e qartë se ç’isha dhe në 2016. Kjo më bën të kem një raport pak më të mirë në ato përsiatjet.
Si e pritët atë që i ndodhi Lul Bashës?
Jo për Lul Bashën, por unë kam qenë një nga njerëzit që për shumë kohë dhe ia kam thënë dhe atij që i kam kërkuar të largohet . Kjo situatë ka vetëm një zgjidhje, ik, po flas kur humbet. Nuk është se kam pasur ndonjë emocion për pjesën tjetër. Në momentin kur PD mbërriti në një shpartallim si pas zgjedhjeve të vitit të kaluar… Drama më të mëdha janë të atyre që iu larguan pushtetit për vite me radhë. Misioni është të vish në pushtet jo të blindosh dyert.
PD ka vendosur vetë për fatin dhe lidershipin e saj. Shumica ka vendosur për këtë zgjedhje. Do ishte mirë që në PD të ishte larguar dhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Sot realiteti është tjetër.
/e.d