Një turiste polake me inicialet D.R, 29 vjeçe është paraqitur në policinë e Sarandës mbrëmjen e sotme ku ka denoncuar zhdukjen e të afërmit të saj, shtetasit polak Z.K, 74 vjeç.
29 vjeçarja ka deklaruar se i moshuari kishte hyrë në det gjatë mëngjesit të sotëm dhe nuk kishte dalë më.
Njoftimi i Plotë:
Sarandë
Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.
Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.
/e.d