Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë të nxehtë, nuk e ka kaluar nëpër plazhe, si shumë pushues të tjerë. Ai ka vendosur të shoqërojë të birin në TEG, i cili është zbavitur me video lojera.
Vizitorë të shumtë në TEG, janë befasuar kur e kanë parë kryeministrin të ulur vetëm në kafe.
Disa prej tyre kanë rendur t’i kërkojnë atij të dalin në foto.
Rama, duket se ka qenë i redaktuar në versionin e prindit në fundjavë dhe nuk i ka refuzuar kërkesat.
Disa prej momenteve të Ramës me të birin Zaho janë fotografuar nga vizitore të rastit./ albaniapost
g.kosovari