Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga sot deri më 29 qershor. Në njoftimin nga Zyra e BE-së në Prishtinë është bërë e ditur se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare.
“Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Fjalimi për media i Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Kjo vizitë e Lajçak vie pas Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 23 qershor, ku nuk doli diçka konkrete sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.
g.kosovari
Eoropes duhet ti vije turpe,qe po izolon nji popull te vogel ne levizjen e lire,pra popullin e Kosoves.