Përleshje mas shqiptarësh në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias.
Mediat italiane raportojnë se përleshja mes shqiptarëve ndodhi pasditen e së shtunës, teksa ata filluan të gjuanin me grushte e shqelma njëri-tjetrin.
Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: “Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA.”
Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital.
/a.r