Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka shkuar me ambulancë në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah 22-vjeçari me inciale D.K, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se 22-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhje.
I riu është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.
/a.r