Qyteti i Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore, ka rënë plotësisht në duart e rusëve.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Severodonetsk, Oleksandr Stryuk, duke paralajmëruar qytetarët që kanë mbetur në qytet se nuk është më e mundur të largohen.
Dje autoritetet e Kievit paralajmëruan trupat ukrainase që të tërhiqen nga Severodonetsk, ku përleshjet e dhunshme me forcat ruse kanë vijuar prej javësh.
Forcat ukrainase janë urdhëruar të tërhiqen nga Severodonetsk, një objektiv kryesor i rusëve në Donbass. Qyteti i Lysychansk është i bllokuar nga jugu nga forcat e armatosura ruse.
“Mbrojtja e përgatitur mirë e trupave ukrainase është thyer. Në pesë ditët e fundit, ushtria ka çliruar 11 qendra të banuara, duke përfshirë Loskutivka, Myrna Dolyna, Ustynivka”, tha zëdhënësi i Moskës Igor Konashenkov.
Këto ditë ushtria ukrainase është në telashe për shkak të vëllimit të madh të zjarrit të artilerisë të dërguar nga Moska, e cila lejoi trupat ruse të fitonin terren në Donbass.
Por pavarësisht ditëve shumë të përgjakshme dhe komplekse, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, gjenerali Kyrylo Budanov, tha se ishte i sigurt se Ukraina do të mundte Rusinë dhe do të kthehej në kufijtë e saj të vitit 1991. I intervistuar nga ITV, Budanov parashikoi pikën e kthesës për muajin gusht dhe përfundimin e luftimeve për fundin e vitit./m.j
.U vranë 40.000 kuftëtarë ukrainas për të mbrojtur Severodonetskun (Donjetskit e Veriut).Njërëz të bukur që u vranë nga politika dritëshkurtër e Zelenskit dhe NATO.Po Rusia? Padyshim ajo e solli këtë fatkeqësi të tmerrshme dhe gjakatare.O zot,ndaloje këtë luftë vllavrasëse