Dashi
Është shumë e thjeshtë ti shtyni gjithmonë gjërat për nesër ju që jeni në një marrëdhënie. Por sot nëse nuk doni të impenjoheni duhet t’ja thoni partnerit/es. Beqarët do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në planin financiar nuk keni pse të shqetësoheni.
Demi
Gjeni kurajon dhe hiqni dorë nga një situatë që nuk po e suportoni më në çift. Megjithëse do të thotë shumë për ju, duhet ta merrni si vendim. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri prandaj më mirë të presin edhe pak kohë para se të marrin vendime. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të ekuilibruara.
Binjakët
Nuk keni pse të mërziteni nëse gjerat kanë marrë një rrjedhë të caktuar në marrëdhënien tuaj. Keni qenë ju vetë që jeni bërë shkak për këtë rezultat. Beqarët do tregohen të hapur në takimet që do realizojnë dhe ka mundësi të nisin edhe ndonjë lidhje. Në planin financiar do dini të kujdeseni që të shmangni problemet.
Gaforrja
Sot do ta keni të vështirë të merrni një vendim lidhur me jetën tuaj në çift. E dini që shume nga personat që keni pranë do të preken nga kjo gjë. Beqarët do i refuzojnë ftesat për takime, pasi nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.
Luani
Nëse e dini që partneri juaj nuk pëlqen të komentoni situata që nuk kanë lidhje me ju, bëni mirë t’ja vini veshin për të shmangur konfliktet. Beqarët do realizojnë një takim interesant dhe ka mundësi që nisin edhe një lidhje pas tij. Financat do dini si ti organizoni dhe situata do jetë e qëndrueshme.
Virgjëresha
Në lidhje me partnerin/en nuk po ndiheni shumë mirë sot. Për këtë arsye keni dyshime të forta të bëni plane për të ardhmen. Beqarët duhet të tregohen vigjilentë në takime, nëse duan të ndryshojnë statusin sa më shpejt. Financat do i keni nën kontroll falë menaxhimit tuaj të mirë që do tregoni.
Peshorja
Duhet të eleminoni çdo formë stresi në ditët në vijim. Nëse akoma nuk keni vendosur për të ndërmarrë një veprim me partnerin/en, sot është dita ideale. Beqarët ka mundësi të gjejnë personin e duhur, pasi do kenë krah edhe Venusin. Në panin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
Akrepi
Sot do të jetë një ditë relaksi që keni dëshirë ta kaloni sa më larg ambientit të punës. Një piknik ose një shëtitje në plazh janë ato që po kërkoni sëbashku me partnerin/en. Beqarët duhet të jenë të duruar dhe ti marrin gjërat me qetësi nëse duan të ndryshojnë statusin. Financat do vinë duke u përmirësuar.
Shigjetari
Nëse sot nuk doni të jeni shumë i/e zënë me punë, bëni mirë të mos lini takime ose orare, por “arratisuni”, me njeriun e zemrës për disa pushime. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri, prandaj bëjnë mirë të presin dhe pak. Financat nuk paraqesin probleme, mund të bëni edhe disa shpenzime.
Bricjapi
Sot do t\ju plotësohet çdo kërkesë ju të dashuruarve. Duhet të jeni mirënjohes ndaj partnerit/es që ju ka ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë. Beqarët nuk do arrijnë të bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Financat do varen nga mënyra e menaxhimit tuaj.
Ujori
Sot ju që jeni në një lidhje dashurie duhet të arrini një qëllim të caktuar edhe nëse do t’ju duhet të bashkëpunoni me armiqtë tuaj. Siç thuhet çdo mjet justifikon qëllimin. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara sepse mund të vuajnë pasojat më vonë. Financat nuk paraqiten të këqija.
Peshqit
Nëse keni parë që partneri/ja nuk kanë shumë simpati për disa veprime tuajat, sot duhet të bëni të mundur që ky opinion të ndryshojë. Beqarët do kenë mundësi të mëdha për të ndryshuar statusin, por nuk do jenë ende gati për të hedhur hapa. Nëse shpenzimet i kryeni me maturi, nuk do keni asnjë problem.