Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Austrisë ku është takuar me kancelarin Karl Nehammer.
Pas mbarimit të takimit me kancelarin Nehammer, kreu i qeverisë është njohur me shqiptaren nga Maqedonia e Veriut, Hasijen, me të cilën ka zhvilluar një bashkëbisedim.
Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam më përshëndeti shqip dhe kur e pyeti gazetari a je nga Shqipëria apo Kosova, tha jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej.
Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë e lumtur që takova kryetaren, hera e parë në jetën time në 58 vite që e takoj dhe jam shumë krenar që jam e vetmja shqiptare në Austri që jam takuar me kryetarin
Edi Rama: Ka shqiptarë të tjerë që më kanë takuar
Hasija: Jo, unë jam
Edi Rama: Po nga këto të Maqedonisë së Veriut, ti je më ylli nga të gjithë Hasije