Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri ka dhënë një intervistë për Fax Neës ku ka folur për gjendjen aktuale ku ndodhen qytetarët shqiptarë me krizën e rritjes së çmimeve më shumë se kudo tjetër në rajon.
Strazimiri tha se protesta e datës 7 korrik do të ishte e para e organizimeve të tjera të cilat pritet të mbahen në vijim për të rrëzuar sipas tij regjimin që po varfëronte çdo ditë e më shumë shqiptarët.
Strazimiri: Në këtë situatë ka dalë me fitim vetëm qeveria dhe nuk ka asnjë shenjë se këto të ardhura do të shpërndahen tek qytetarët. Madje edhe bordi i transparencës që supozohej të ultë çmimet, vetëm sa po i ngre më shumë.
Këtu nuk bëhet më fjalë për mallra luksi dhe as për pushime në verë. Këtu po bëhet fjalë për bukën e gojës për secilin prej qytetarëve.
Pyetje: Mendoni se në datën 7 korrik do të mblidhet në shesh i gjithë populli për të rrëzuar qeverinë?
Strazimiri: Nuk Berisha ka bërë thirrje që të ngrihemi dhe të reagojmë. Regjimet kërkojnë punë për t’u rrëzuar por hapi i parë është që të ngrihemi të gjithë bashkë dhe ta shohim realitetin me sy.
Jemi të vjedhur të gjithë nga e njëjta dorë. Ajo është dora e Edi Ramës dhe e oligarkëve të tij të cilët së bashku me qeverinë janë të vetmit të cilët nuk po e vuajnë krizën.
Në 7 korrik do të mbahet protesta e parë por besoj se do të pasohet edhe nga protesta të tjera.
Për të mbrojtur bukën e fëmijëve dhe për të rrëzuar këtë regjim duhet shumë mund dhe djersë. PD e ka dhënë provën se është gjithmonë në mbrojtje të interesit publik./m.j
Nuk rrezohet qeveria e shumices me dhune o Strazo me kobure . Pse populli do rri duart kryq dhe tju shkoj preseri ju me dhune . Do jete fundi juaj dhe vet do kapesh ndonje qeli po perdore dhune !