Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shantazhi” është arrestuar 27-vjeçari Klevis Kodra pasi përndiqte një 22-vjeçare dhe e shantazhonte që t’i jepte para që të mos i publikonte në rrjetet sociale disa foto dhe video.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se Klevis Kodra i kishte marrë shuma të ndryshme parash në mënyrë të vazhdueshme 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte shuma të tjera parash, për mospublikimin e disa fotove dhe videove që ai dispononte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r