Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në kryeqytetin grek, Athinë. Sipas mediave greke, një 55-vjeçar goditi me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit sipas kohës lokale. Çifti u përfshi në një debat që më pas agravoi në përdorimin e thikës nga ana e 55-vjeçarit.
Pasi goditi gruan, vetë autori lajmëroi djalin duke i thënë “vrava nënën tënde”. Djali, i cili ndodhej jashtë në një lokal, u kthye mënjeherë në shtëpi ku gjeti nënën e tij të shtrirë përtokë të mbuluar nga gjaku.
Ndërsa i ati ishte larguar nga banesa me makinë. Ai u arrestua më vonë pasi teksa po tentonte arratisjen, u përfshi në një aksident me automjet.
55-vjeçari u dërgua në spital dhe po ruhet nga policia.
/a.r