Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh pozitivisht nismën “Ballkani i Hapur” vetëm nëse ajo vihet në funksion të plotë të integrimit të rajonit në BE. Në studion e lajmeve të MCN TV, Milo tha se në çdo rast tjetër, kjo nismë do të ishte e dëmshme. Lidhur me qasjen e Kosovës, Milo tha se ka ardhur koha për reflektim.
Autonomi do të thotë që vendet e Ballkanit të kenë pavarësi relative në marrëdhëniet ndërkombëtare me BE. Kujt i leverdis kjo? Për mua ekziston një tendencë dhe duhet nxitur tendenca e integrimit rajonal, por kurrsesi struktura integruese jashtë BE. Kurrsesi.
Nisma duhet parë vetëm si një parapërgatitje e rajonit për të shkuar nesër në BE.
Rëndësi ka fakti që procesi ka filluar. Mund të ketë shanse që ai të përparojë, por gjithmonë mbështetur mbi katër kriteret e BE. Kësaj nisme duhet ti bashkohen edhe Kosova, edhe Mali i Zi edhe Bosnje Hercegovina. Shenjat u dhanë që në samitin e Presës. Ka ardhur koha që edhe Kosova të fillojë të reflektojë mbi përfitimet që mund të shfrytëzojë. Interesat mbrohen më mirë duke qenë në tavolinë dhe jo jashtë saj.
Nëse e shohim si nismë të veçantë, do të ishte e dëmshme. Por nëse shihet si një nismë në funksion të plotë të anëtarësimit në BE atëherë është pozitive.
Ka modele të bashkëpunimit ballkanik që kanë dështuar në të shkuarën. Vendet e Ballkanit kanë luajtur rol klinetelist të njërit apo tjetrit.
Nisma e sotme ka frymë pozitive, por nuk mund të jetë gjithçka. Duhet të bëhet akoma më progresive dhe si bllok i BP të kultivojë frymën evropiane.
/a.r