Një grup të trafikut të drogës është kapur nga policia australiane pasi trafikonin kryesisht kokainë që drejtohej nga një grup shqiptarësh me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë.
Kokaina ishte e destinuar të shitej në rrugët e Australisë ndërsa shoqërohej me logon e yllit të NBA-it Lebron James.
Policia australiane e ka cilësuar këtë aksion si një nga goditjet më të mëdha ndaj krimit të organizuar duke kapur rreth 1.5 ton drogë, duke përfshirë më shumë se 400 kg metamfetaminë dhe më shumë se 500 kg kokainë.
Në operacionin e policisë ndaj trafikut të drogës, u sekuestrua edhe kokaina me vlerë prej 20 milionë dollarësh. Droga ishte e fshehur në makinetat e quajtura ‘jukebox’ që luanin muzikë ndërsa mbanin logon me numrin e famshëm 23 të LeBron James si simbolikë e cilësisë së vetë basketbollistit të njohur.
“LeBron 23 i referohet lojtarit të basketbollit, mendoj se kjo është një lloj mënyrë për të shitur drogën nga këto organizata kriminale” tha inspektori detektiv i AFP, Mark McKiernan. Një pjesë e sasisë së kokainës, prej 45 kilogramësh ishte transportuar nga Greqia për në Victoria të Australisë.
Drejtuesit e rrjetit të trafikut të drogës janë pjesë e krimit të organizuar që drejtohet nga shqiptarët, ku një pjesë e tyre janë pas hekurave dhe dy prej tyre rrezikojnë burgim të përjetshëm.
Komandanti i Skuadrës së Krimit të Organizuar Robert Critchloë tha se droga ishte e destinuar për t’u shitur në rrugët e Australisë dhe do të dëmtonte vetë australianët. “Djegia e substancave të sekuestruara kryhet brenda një furre, duke i dhënë fund dëmit të mundshëm që këto drogëra do të shkaktonin”, tha Critchloë.
“Detektivët do të vazhdojnë të punojnë me agjencitë tona partnere të zbatimit të ligjit dhe njësitë tona të Komandës Shtetërore kundër Krimit për të eliminuar tregtinë e organizuar të drogës dhe për ta bërë shtetin tonë një vend më të sigurt.”
Oficerët e Skuadrës së Krimit të Organizuar punuan me Patrullën e Trafikut dhe Autostradave, Skuadrën e Zbatimit të Rajonit të Bass Hill, Njësinë e Operacioneve Taktike dhe PolAir për të transportuar drogën e sekuestruar dhe për ta djegur atë.
/e.d