Deputeti Agron Shehaj është treguar kritik në fjalën e tij në Kuvend ndaj ministres Olta Xhaçka, në lidhje me investimet strategjike.
Shehaj ka reaguar me akuza të ashpra edhe ndaj bashkëshortit të ministres.
Nga ana e saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tha se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë shkelur asnjë ligj, ndërsa e ftoi deputetin Shehaj ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese.
Debati:
Shehaj: Pasi kanë qëndruar në pushtet për 8 vite bëhen me resorte. Ky është fakt, dokumenti është fakt, ju thoni janë broçkulla. Nëse është thjesht si thoni ju, Kushtetuta Shqipëria është vend i korruptuar dhe Kushtetuta ka një nen që ndalon që ju të fusni duart në pronat publike. Ju nuk vjen vjen turp vini këtu me xhepa bosh dhe dilni me resorte me pesë yje. ku i gjetët milionat, dil këtu dhe thuaj ku i gjetët milionat.
Xhaçka: Zoti Shehaj nuk ka turp më të madh se ë vish këtu të hysh në parlament duke paguar për mandatit e deputetit dhe ta blesh tekstin në politikë duke mashtruar. Ju ftoj a çoni çështjen në Gjykatë Kushtetues edhe do të merrni përgjigjen .Por fillimisht ju ftoj të informoheni.
/a.r