Qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari është rrëzuar të mërkurën pas një mocioni mosbesimi në Parlament.
Kështu, në vend krijohen kushtet tashmë për një raund tjetër zgjedhjesh. Me votimin e sotëm në parlament ku 123 deputetë votuan “pro” dhe 116 “kundër”, tashmë partia e Petkov-it ka një mundësi të dytë që të propozojë një qeveri në parlament.
Nëse kjo përpjekje dështon, atëherë mbeten edhe dy përpjekje nga dy partitë e tjera përpara se presidenti të caktojë një drejtues të kabinetit dhe të njoftojë zgjedhjet e parakohshme.
/e.d