“Së shpejti do të jemi ushtarakisht edhe në Bullgari, në krahun lindor të NATO-s që po përforcohet për shkak të agresionit rus”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së Qeverisë këtë të mërkurë.
Në ditët e para të pushtimit rus në Ukrainë, NATO mori vendim që të shtojë praninë ushtarake në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.
NATO po dërgon elementë shtesë të Forcës së saj të Reagimit, prej 40,000 trupash në vendet e Europës Lindore në kufi me Rusinë dhe Ukrainën. Aleanca ka 100 avionë luftarakë në gatishmëri të lartë dhe 120 anije, duke përfshirë tre grupe transportuesish, që patrullojnë detet nga veriu i largët deri në Mesdheun lindor.
Këto grupe u bashkohen katër grupeve luftarake shumëkombëshe që NATO ka në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni dhe brigadës së saj shumëkombëshe në Rumani.
Ndërkohë, vendimi tjetër i Qeverisë ishte rritja e pagave për ushtarakët me 30 për qind. Vendimi hyn në fuqi nga 1 korriku dhe sipas ministrit Peleshi “i bën ushtarakët shqiptarë ndër më të paguarit në rajon”.
“Të gjithë ushtarakët nga data 1 korrik do kenë pagë 30% më të lartë. Ç’ka do të thotë se, paga minimale në FA është më shumë se 51 mijë lekë të reja, shtuar këtu dhe paga shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive.
Kemi krijuar dhe një aneks, ku kjo kategori, merr shtesë mbi pagën shtesë. Si struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike, veç 30% do marr dhe 20 mijë lekë të reja shtesë.
Shtesa kemi parashikuar edhe për funksione të tjera, të trupave komando. Trupave speciale, të mjekëve brenda FA, pra janë 38 pozicione që marrin shtesë mbi shtesë’, deklaroi Peleshi./m.j
Mish për top.Ku je mir Enver Hoxha që thoshte një të vërtetë të madhe: Populli shqiptar kurrë nuk ka pushtuar tokat e popujve të tjerë.Sot, mercenarët shqiptarë të udhëhequr nga Qeveria shqiptare shkojnë në Ukrainë,në Bullgari,kanë shkuar në Irak, Afganistan etj.Duam vetëm paqe zoti Rama.Duam që bijtë e shqipes të jenë në familjet e tyre.Boll propagandë me jetën e të varfërve shqiptarë. S’të vjen turp z.Peleshi kur thua se ushtarët tanë janë në të paguarit.E tmerrshme! Turp.Më ke lënë pa fjalë more .që s’dua të t’a them fjalën që meriton,se e respektoj shumë këtë gazetë të nderuar.Faqezi,i zemër Prej leshi ..