Një grua 56-vjeçare është zhdukur prej dy ditësh në qytetin e Vlorës duke alarmuar familjarët.
Autoritetet kanë gritur dyshime se ajo mund të jetë mbytur, pasi sot, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë gjetur disa sende personale që i përkasin asaj. Polumbarët e RENEAS kanën isur kërkimet për trupin në lumë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j