Lulzim Caka, i njohur ndryshe si “i tmerrshmi i Beratit”, akuzohet për shumë ngjarje kriminale, teksa prej 2019 është i lirë, pas përllogaritjeve të gabuara nga burgu.
Sot, ai ka dhënë një intervistë televizive nga arratia, ku ndodhet në Greqi, ku ka folur për të gjitha ngjarjet e përfshira, ku ndër të tjera flet dhe për dy komisarët e vrarë nga dora e krimit në atentate, Ilir Ngresit dhe Gani Malushi.
Mirëpo, Lulzim Caka i akuzon të ndjerët Ilir Ngresi dhe Gani Malushi si kriminelë dhe se kanë vrarë shumë djem të pafajshëm për shkak të bindjeve politike të djathta. Ai ka deklaruar se nuk do i donte asnjëherë ata të vdekur, por para drejtësisë për të treguar krimet e tyre.
“Janë treguar hipokrit e të poshtër, që nga prokuroria e asaj kohe, që nga policia e asaj kohe, që nga ekspertiza. Sepse, njeriu që bëri ekspertizën ishte daja i Ilir Ngresit, nuk ishte daja im. Nipi i vriste, kurse daja i bënte ekspertizën.
Gani Malushi dhe Ilir Ngresi doja të dilnin para drejtësisë dhe të tregonin realitetin. Këtë e kam kërkuar gjithmonë. Dua që të ishin të gjallë që të tregonin se sa bir nëne kanë vrarë. Ata se meritojnë që të jenë dëshmorë. Ata kanë bërë pis uniformën e shtetit, por jo uniformë të vrasësh njerëzit në mes të rrugës për bindjet e tyre pse jam i djathtë.
Ilir Ngresi dhe Gani Malushi kanë vrarë disa djem. Kanë qenë të dy bashkëpunëtorë. Ata kanë qenë kriminelë jo unë. As Kastriot Jaupi nuk është kriminel. Pse duhet ta mbajë vëllai i Ilir Ngresit ta mbajë brenda atë ta dënojë me burgim të përjetshëm kur ai s’ka lidhje fare me vrasjen. Vrasjen e Shaip Xhupa, shoku i Ilir Jaupit” ka thënë Lulzim Caka.
Po ashtu dhe për vrasjen e të ëmës së tij Lulzim Caka akuzon Ilir Ngresin dhe vellain e tij si autorë të krimit, teksa tregon një episod se Ngresi i ka vënë pistoletën në kokë në sallën e gjyqit, por e ka ndaluar gjyqtarja Adelina Zaka që ta vriste.
Ai e akuzon si bashkëpunëtore në krimin e nënës së tij dhe gjyqtaren Adelina Zaka, dhe tregon se tani ka folur në telefon me të dhe ajo i ka kërkuar falje, ndërsa i është shprehur e gatshme për të folur para drejtësisë. Ai thotë se nuk ja fal gjakun e nënës gjyqtares Adelina Zaka. Gjithashtu, Lulzim Caka shprehet se vëllai i Ilir Ngresit është anëtar i Gjykatës së Lartë.
“Nëna nuk më ndaheshe mua, më vinte nga pas. Biles i ka thënë dhe një gjyqtar, “nënë e Lulit je t’i i tha, po, mos e ndiq më nga pas se Lulin do ta vrasin”, i tha ajo “unë kam 5 djem se më ngelën 4, jo s’e nuk më dhimbsen, por ka se kush ja merr hakën. Ja ka thënë mu në sallë të gjyqit, “mos e ndiq Lulin nga pas”. Ajo e dinte se mund t’i ndodhte diçka por erdhi të më takonte dhe më sillte ushqime dhe rroba. Lajmin e parandjeva se më kishte ndodhur diçka se nëna nuk rrinte pa ardhur. Lajmin për vrasjen e nënës ma ka dhënë një polic. E mbajta veten dhe shkova te drejtori ku i thashë pse s’më keni thënë. Më thanë që e kanë marrë mu tek dera në komisariat dhe e kanë gjetur të vrarë. Nëna ime u vra me shtet në atë kohë. Të më marri mua nënën Ilir Ngresi me gjithë Bledi Zeirin dhe me Mile Çamin këta minj. Por, këta janë minj për mua. Të vijë Ilir Ngresi të marri nënën time në komisariat dhe ta pushkatojë në Seman. E akuzoj Ilir Ngresin dhe të vëllain e Ilir Ngresit që sot ai është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Ku ka shtet në Shqipëri? Si funksionon shteti që vëllain e vrasësit të mamasë i ka bërë shantazh Gjykatës së Lartë që më ka sulmuar në të gjitha kohërat edhe kur dilja me leje. Ai më ka borxh mua, unë nuk i kam borxh atija. Ilir Ngresi më ka vënë pistoletën në sallë të gjyqit dhe gjyqtarja Adelina Zaka i tha unë grup i gatshëm, ti do vrasësh Lulin, unë do të vras ty i tha. E kam sjellë unë Lulin këtu tha dhe unë e mbaj përgjegjësinë. I tha Adelina e njeh ti kush është ky, jo ti hidhte prangat, se nuk lejohet në sallën e gjyqit ti vesh tjetrit pistoletën në kokë. Do të vras, siç të vrava nënë tha, kishte gjë më të keqe. Adelina është bashkëpunëtore me ta.
Me Adelinën kam biseduar në telefon tani dhe më ka thënë që unë e pranoj gabimin ndaj teje. Dhe më ka thënë që unë dua të më sjellësh Prokurorinë jo gazetarët që të flas. Mirëpo, mua s’po më lënë rehat. Se unë të ngul këmbë, të vij në Shqipëri dhe të vazhdoj proceset gjyqësore.
A e kë falur Adelinën? Po falet gjaku i nënës? Ti e fal gjakun e nënës? Ata ma vranë gjakun e nënës për hobi, unë mos ta vras tjetrin për nënën time, për gjakun tim.Sa të kem shpirt do luftoj me drejtësi, nëse nuk gjej drejtësi do të hakmerrem.” tha Lulzim Caka për “Shqipëria Live.
/a.r