Një nënë 37-vjeçare dhe djali i saj vetëm 5 vjeç janë goditur me thikë për vdekje në një shtëpi në veri të Londrës, ndërsa policia ka arrestuar një burrë po 37 vjeç, me dyshimin për vrasje.
Sulmi me thikë ka ndodhur në një shtëpi në Barnet të Londrës, ndërsa policia u thirr nga Shërbimi i Ambulancës në Londër në një adresë në Brooksid-in Jugor.
Me të mbërritur, ata shpallën të vdekur në vendngjarje nënë e bir.
Ndërkohë, ka nisur hetimi i drejtuar nga detektivë të Komandës së Specializuar të Krimit në Metropolitan Police. Sipas policisë të ndjerët dhe i arrestuari njiheshin me njëri-tjetrin.
Më tej ajo shtoi: “Detektivët specialistë po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe një burrë është në paraburgim”./m.j