Një 5-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit pasi u la gabimisht në një makinë të nxehtë nga nëna e tij deri në 3 orë. “The Mirror” shkruan se nëna kishte nxitur për t’u përgatitur për festën e ditëlindjes së një fëmije tjetër dhe raportohet se nuk e kishte kuptuar se i biri ishte ende në makinë.
Raportohet se pas 2-3 orësh kur kuptoi se 5-vjeçari nuk ishte në shtëpi, shkoi në makinë dhe pa të birin pa shenja jete. Ajo kishte menduar se fëmija ishte në shtëpi.
Sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez të Teksasit konfirmoi se fëmija kishte vdekur pasi ishte lënë për “disa orë” në makinë në mes të vapës. Ai tha se oficerët kishin shkuar në vendin e ngjarjes dhe se një hetim tani ka filluar.
“Një fëmijë (ndoshta 5 vjeç) ishte lënë brenda një automjeti për disa orë. Fëmija u konstatua i vdekur në vendngjarje. Hetuesit e KSHSSH-së po shkojnë në vendngjarje”, shkroi sherifi në Twitter.
Policia tha se mamaja kishte shkuar me dy fëmijët e saj në një dyqan për të blerë artikuj për një festë ditëlindjeje. Dhe kur u kthyen në shtëpi, mamaja dhe vajza kishin dalë, por djali kishte mbetur i lidhur në ndenjësen e tij.
“Mamaja hyri brenda në shtëpi, edhe fëmija tjetër ishte brenda. Pas dy ose tre orësh, mamaja vuri re që fëmija tjetër nuk gjendej askund, filloi t’i thërriste pa marrë një përgjigje. Ajo vrapoi jashtë menjëherë dhe e gjeti djalin brenda makinës pa shenja jete”
Mamaja u tha detektivëve se pesëvjeçari dilte vetë nga makina dhe kjo është arsyeja pse ajo supozoi se ai kishte shkuar brenda shtëpisë.
Në këtë fazë është e paqartë nëse e ëma e fëmijës së ndjerë do të përballet me akuza për ngjarjen tragjike.
/a.r