Analisti kosovar, Ismail Tasholli deklaroi se izolimi i Kosovës dhe mospjesëmarrja e saj në Open Balkan është gabim.
I ftuar në emisionin “Open” në ‘News24’ Tasholli tha se Ballkani po luan me dy standarde.
“Ajo që kërkonte Milosheviç ishte dinjiteti serb dhe ne emër të tij shkaktohen drama të mëdha, sidomos në Ballkan. Mos të harrojmë se ka dhe këtu anomali dhe qëndrime kontradiktore.
Kam përshtypje se në Kosovë, ekonomia dhe raporti i saj me politikën po përjetohet në kontekstin e shekullit të XIX.
Më të vështirë do e kishte Vuçiç që të analizonte dhe justifikonte pjesëmarrjen e Kurtit në Open Balkan. Është paradoks brenda arsyetimit për mospjesëmarrjen tone në Open Ballkan, është se ne kemi dy vota të caktuara.
Tani në Ballkan ndryshohen qëndrimet dhe po luhet me dy standarde. Po instrumentalizohen ngjarje politike për interesa elektorale. Këtu keni PS dhe PD, zotin Berisha dhe Ramën.
Atje kemi PDK, VV, etj ku lëshohen mesazhe për interferenca politike. Mendoj se ky është gabim i zotit Kurti, pasi izolimi është gabim.”, tha analisti./m.j