Deputeti Flamur Noka u shpreh se nuk ka gjykatë që mund të refuzojë Kuvendin e 11 dhjetorit të 2021.
Këtë deklaratë e dha në një intervistë për Ora News, kur u pyet se si do e presin vendimin e Apelit nëse pranon animimin e Enkelejd Alibeajt.
Flamur Noka: Nuk ka gjykatë që njeh ligjin, që bazohet te ligji, dhe që jep vendimin në emër të ligjit dhe që mund të refuzojë Kuvendin e datës 11 dhjetor. Është Kuvendi më i mirë i organizuar në historinë e pluralizmit shqiptar apo në historinë e të gjithë partive në këtë vend. Është i dokumentuar çdo demokrat.
Ai tha se ishte i turpshëm vendimi i Gjykatës për të marrë në shqyrtim animimin e Alibeaj.
Flamur Noka: Gjykata e Tiranës, mori një vendim politik për të shqyrtuar dhe për të konsideruar palë dikë që nuk ishte palë, për të njohur si kryetar një njeri që e kishte emëruar Gaz Bardhi, dhe që nuk e kishte zgjedhur asnjë organi I PD-së. Ky është vendimi më I turpshëm që ka marrë drejtësia në këtë vend në 32 vjet pas përmbysjes së regjimit.
Po ashtu ai ka komentuar dhe ‘lidhjen’ e ngushtë mes Edi Ramës dhe Enkelejd Alibeajt, duke thënë se ky i fundit i jep urdhra kryetares së Kuvendit, ndërsa shtoi se deputetëve të opozitës nuk u jepet fjala në Kuvend.
Flamur Noka: Deputetëve të opozitës nuk u jepet fjala, u mohohet fjala. Aty vetëm Enkelejdi urdhëron po aq sa urdhëron Taulanti me Edi Ramën, kryetaren e Kuvendit. Është një dashuri e pashpjegueshme. Unë nuk besoj se ka jurist, ka gjyqtarë në këtë botë që mund të mos njohë Kuvendin e 11 dhjetorin që është më si sakti që është bërë ndonjëherë.
Ai tha se demokratët nuk do të lejojnë të shkelen, ndërsa ka paralajmëruar edhe përplasje.
Flamur Noka: Askush nuk kërkon që t’i japë kush të drejtë Sali Berishës, demokratët duan të lexohet e drejta. Unë besoj se nuk ka gjyqtarë që mund të shkelë mbi parimet e shtetit të së drejtës, pavarësisht urdhrave politik. Demokratët këtë radhë nuk do të shkelen në rast se do të shkelet më të. Paralajmërojmë përplasje sepse nuk lejojmë asnjë që të zerojë apo të tjetërsojë djersën e demokratëve shqiptarë në 30 vite./m.j