Kryetari i BDI, partisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka folur nga promivimi i librit të politikanit të Kosovës Enver Hoxhaj.
Ai u shpreh se Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sëmurë siç pretendohet, por se ka doktrinë dhe ëndërr perandorinë ruse.
Në lidhje me marrëdhëniet në Ballkan, Ahmeti tha se Moska është duke mbajtur vatra të hapura, të cilat mund ti përdorë kurdo që t’i duhen.
Mbi marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, ai u shpreh se ka vetëm dy zgjidhje, ose një marrëveshje historike, ose luftë. Por ai shtoi që na duhet t’i vëmë të dyja në një peshore për të parë peshën e secilës.
Fjala e Plotë:
Enveri na ofron një analizë që më ka rikthyer kujtesën nga takimet që kam pasur me diplomatë të ndryshëm sidomos me ambasadorët rusë në Shkup, edhe jë takim me ambasadorin e Serbisë në Shkup.
Është libër shumë interesant , nga i cili mësohet shumë.
Enveri e nis me atë se Rusia nga një rival me botën perëndimore po shndërrohet në një kundërshtar, një kundërshtar goxha i radikalizuar, i mobilizuar ndërsa ambasadori rus para shpalljes së pavarësisë së Kosovës më tha mbështesim stabilitetin e Maqedonisë dhe marrëveshjen e Ohrit por për gjëra të tjera misioni jonë është të bëhemi aq të fortë dhe konkurrues sa ato vende dhe mekanizma ndërkombëtarë që ju synoni, BE dhe NATO. Duam të jemi të fortët e dhe vendimmarrësit.
Nëse u kujtohet hapi i parë u bë në Kazakistan, Rusia hyri me 10 mijë forca, çka ishte një paralajmërim i asaj që po ndodh në Ukrainë. Mbase bota perëndimore nuk e besonte që Rusia në brendi ishte ariu i mëhershëm dhe në dhimbshuri kishte përjetuar shpërbërjen e perandorisë ruse që fituan një lloj autonomie por republika autonome përfshirë edhe Ukrainën.
Do më hidhëronte Enveri nëse do të përshkruante Putinin si të sëmurë, por ai e ka kapur çështjen në thelb e në substancë, Putini nuk është i sëmurë por ka në doktrinë Rusinë cariste. Ka platformë si të realizojë ëndrrën e madhe, ka bashkëpuntorë dhe ekipe. Aleksandar Doging erdhi në Maqedoni për të krijuar një parti pro ruse që dje mori pjesë në protesta me flamuj rus, që krijohej nga VMRO-DPMNE.
Kjartë shihet që Ukraina është pjesa më nevralgjike për Rusinë, sepse me të është perandori pa të është shtet.
Kështu bëhet përshkrimi dhe është shumë e vërtetë.
Qëllimi i Putinit është të mbulojë Odesën dhe të dalë në veri të Moaldavisë ta shkëpusë tërësisht Ukrainën nga lidhja dhe komunikimi me detin.
Në Ballkan mbahen lidhjet historike me Serbinë dhe në vatrat që ka krijuar. Nga anketimet në shtetin tim fatkeqësisht një pjesë e madhe mbështesin politikat ruse. Një pjesë e madhe kanë admirim dhe e quajnë Serbinë shtetin me mik, disa kanë nostalgji për Jugosllavinë, kjo është e vërteta. Por është një e mirë që forcat politike me të cilat ne i kemi partnerë, koalicioni por edhe ata që nuk i kemi partnerë janë opozitë janë shumë të kujdesshëm në këto përcaktime sepse nuk mund të ketë partneritet me ne ajo forcë e cila nuk pranon integrimin e vendit në BE, NATO, që është kundër Marrëveshjes se Ohrit, Prespës, pavarësisë së Kosovës dhe tani partia më e madhe opozitare i merr në partneritet për të bërë protesta parti që janë kundër konceptit filozofisë tonë dhe marrëveshjeve që përmenda.
Rusia për qëllimet e veta do i mbajë vatrat të ndezura si në Azi edhe në Europë, përderisa nuk realizon qëllimet e veta.
Këtu perëndimi është ndërgjegjësuar dhe ka unitet më të madh. Deri dje shtetet skandinave shumica ishin kundër anëtarësimit në NATO. Tani ndodh e kundërta.
Po u prek një vend i NATOs i ke të tëra vendet në dalzotësi.
Të gjitha këto i kam parë në librin e Enverit, por që më solli në kujtesë edhe gjëra plotësuese që përmbyllet me një analizë shumë të mprehtë por edhe aktuale, që midis Kosovës dhe Serbisë duhet një marrëveshje historike. Ky është fakt. Në rajon problemi i Kosovës është i hapur dhe paqja e stabiliteti nuk janë në nivelin e duhur. Bosnja është e pambyllur, epilog nuk ka marrë edhe Republika e Maqedonisë me Bullgarinë për marrëveshjen për fqinjësi të Mirë, në rehati nuk është Ballkani por as Europa, një Europë me një Ballkan me probleme të pa mbyllura, që kanë nisjen në Luftën e parë Botërore…
Në takim ku më thirri kryeministri i Shqipërisë, nuk e ndjeu veten mirë Vuçiçi se ishim 3 shqiptarë me 1. Aty shumë hapur u diskutua që t’i mbyllnim problemet. Mes nesh dhe serbëve ka shumë ngjarje dhe nuk është temë e lehtë kjo, por duhet marrëveshje historike.
Ose duhet me vendos të luftohet. Kush është çmimi i një marrëveshjeje dhe kush i një lufteje të re. Problemi nuk është i Kosovës. Vetëm në katund timin jam në 750 të vrarë, kam dhjetëra anëtarë të familjes të djegur.
Nuk dua të bëhet avokat i Ramës por kam 20 vite që flas për pajtimin, ose ndryshe kemi zgjidhje vetëm luftën. Ballkani i Hapur nuk është imponuese. Por është iniciativë autoktone dhe të shihet ç’mund të arrijmë në drejtim për të pasur epilog. Ju flas si vllau-vllaut. Deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës kjo ka qenë pika e dytë në axhendën time./m.j