Eventi më i madh futbollistik në glob, Kupa e Botës do të zhvillohet në muajin nëntor dhe dhjetor në Katar.
Të shumtë janë njerëzit që do të udhëtojnë drejt vendit lindor për të mbështetur kombëtaren e tyre, por pse jo edhe për të shijuar atmosferën që kompeticione të tilla krijojnë.
Megjithatë, organizatorët e eventit kanë paralajmëruar të gjithë tifozët për rregullat e reprta që duhet të respektojnë, sepse në të kundërt i pret burgu.
“Në Katar nuk do të ketë përjashtime dhe ka shqetësim pasi nuk lejohet ajo që është e zakonshme në vendet e tjera të botës. Për shembull, seksi është krejtësisht jashtë menusë, përveç nëse dikush udhton me gruan e tij.
Nuk do të ketë festa dhe të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse nuk duan të kalojnë 7 vjet në një burg të Katarit. Seksi jashtëmartesor dhe homoseksualiteti janë të ndaluara në Katar dhe shkelësit dënohen me këtë dënim. Nuk do të ketë foto pijesh apo gjëra të tjera në vende të hapura pas ndeshjeve”, tha një burim policor për “Daily Star”.
I njëjti paralajmërimi i ashpër u dërgua nga Nasser Al Hater, CEO i komitetit organizativ.
“Siguria e çdo tifozi është e një rëndësie të madhe për ne. Por shprehjet publike të dashurisë nuk janë pjesë e kulturës sonë, ato nuk lejohen dhe kjo vlen për të gjithë”.
Ndërsa Komisioni i Lartë kujtoi në çdo drejtim se “Katari është një vend konservator me traditat dhe zakonat e veta” dhe në fund sekratari i përgjithshëm i Federatës së Futbolli, Mansour Al Ansari, u dërgoi mesazhin e tij atyre që mund të jenë duke menduar të shprehin mbështetjen e tyre për komunitetin LGBT.
“Ata që duan të demostrojnë në favor të komunitetit LGBT, le ta bëjnë në një shoqëri ku kjo pikëpamje do të pranohet, por jo në vendin tonë”./m.j