Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa për shpalljen non-grata të kreut të selisë blu Sali Berisha.
E pyetur sesi do të jetë kjo forcë politike tashmë që Berisha ka një ccështje të madhe, të hapur me SHBA-të, Duma sqaroi se mënyra si kryetari aktual i vendoset PD-së është problemi dhe njëkohësisht zgjidhja për krizën.
“Politika është sa energji, është edhe lobim. Partia Demokratike ka pasur dhe e ka Sali Berishën aty. Mënyra sesi e ka është diskutimi sot. Unë nuk e di nëse ka një individ të vetëm që ka guxuar të mohojë se çfarë përfaqëson Berisha për PD, edhe për peshë e çdo gjë tjetër.
Por mënyra sesi ai i vendoset PD-së, është problemi ose zgjidhja. Nuk e këshilloj dot është një vendimmarrje shumë individuale. Pati një betejë për dinjitet dhe e fitoi në raport me demokratët.
Ky është fakt. Dikush tjetër do ishte tërhequr dhe do kërrusej nga pesha e goditjes që nuk është e vogël. Dhe DASH-i nuk mund të gjykohet si dosido, ai është i rëndësishëm për PD-në”, tha Duma./m.j