Martina Patti e goditi 11 herë me thikë vajzën e saj 5-vjeçare Elena në Katania. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë ekspertët mjeko-ligjorë pas kryerjes së autopsisë së vogëlushes e cila u gjet e mbështjellë me një qese mbeturinash.
Megjithatë, ajo që nuk është gjetur ende është arma e krimit, që pritet të jetë thikë kuzhine. Edhe pse mori një numër të madh goditjesh, 5-vjeçarja nuk ka humbur jetën menjëherë. Ajo gjeti vdekjen pasi një nga goditjet i preu enët e arteries subklaviane.
Vajza u vra një orë pasi u mor nga kopshti.
Nga ekzaminimi i trupit rezulton se vdekja ka ndodhur një orë pas vaktit që kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13:00. Megjithatë, do të duhen edhe disa ditë para se të dihet rezultati i plotë i autopsisë./m.j