Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame gjatë konferencës për shtyp që mbajti sot foli ndër të tjera edhe në lidhje me dëmtimin e regjistrave, përgjegjës për të cilin ka bërë çdo ministër të Drejtësisë, Bujqësisë dhe çdo kryeministër që ka qenë në detyrë.
Ky raporti tha Lame do dërgohet në Kryeministri dhe në Ministrinë e Drejtësisë për të shmangur “shantazhet dhe presionet që gjobaxhinjtë do vijojnë të bëjnë”.
“Ndihem i lodhur sepse është shumë e thjeshtë të gjejmë përgjegjësinë te një punonjës arkivi para 20 vitesh dhe ti lëshohemi atij. Në themel kur shikojmë nën juridike mjafton të them se nuk ka pas rregullore se kush i administronte regjistrat, kushdo që e merrte detyrën nuk bënte inventar çfarë merrte e linte, nuk gjehet dot. Edhe sikur të merremi me përgjegjësinë në gjithë këtë histori e ka çdo ministër i Bujqësisë, Drejtësie, Kryeministër, çdo gjykatës e noter që ka bërë mish-mash në këto vite, për të shkuar më pas te ai punonjës i arkivës.
Vlera e parë e këtij inventari vendos një sitë zero, pas kësaj dite s’ka më rrëmujë dhe ndryshime. Arkivi është me sistem kamerash, alarmi dhe me punonjës që kanë përgjegjësi me firmë e vulë. Raporti i Tiranës do i përcillet kryeministrisë dhe ministrisë së drejtësisë, për ti lëndë mundësinë çdo strukture që të bëjnë hetime. Arsyeja e dytë është për të shmangur presionet, në momentin që ky raport është i depozituar në institucione të tjera që ti prekësh regjistruar duhet të merresh me kryeministrinë e prokurorinë.
Zgjidhja do vijë me digjitalizimin e gjithë regjistrave pronësorë, proces që ka filluar. Do vijimë me këtë rrugë edh epërmes qyteteve të tjera s epërmes këtij procesi është rritur siguria e pronës së qytetarëve“, tha Lame.
.