Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve.
Fokusi i takimit do të jetë menaxhimi i sezonit turistik veror por edhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Takimi do të nisë në orën 10:00, ndërsa pritet të zgjasë deri rreth orës 15:00.
Ai do të startojë me një diskutim për decentralizimin dhe performancën financiare të qeverisjes vendore me fjalën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Ai do të pasohet nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj dhe më pas edhe nga kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu do të bëhet një pasqyrim i Raportit të Performancës Financiare të Qeverisjes Vendore për vitin 2021.
g.kosovari