Gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, moderatorja Einxhel Shklira tha se aktori Donald Veshaj kishte marrë famë prej historisë së dashurisë me moderatoren Bora Zemani. Moderatorja Shkira nuk i ka kursyer ironitë ndaj ish-konkurentit të BBV. Por a është edhe statusi i fundit i Einxhel për Donald Veshaj?
Moderatorja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale këto kohë, por është rikthyer ditën e djeshme me energji të plota dhe duket se ka patur shumë për të thënë.
Moderatorja ka shkruar një status në të cilin shprehet: “Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit ‘a doni më për Belulin’.”.
Ky reagim vjen pasi Donaldi zbuloi se një nga skeçet e fundit të programit e ka realizuar në studion e ‘Për’puthen’. Po ashtu, në çdo puntatë të ‘Më lër të flas’ Bora nuk ka munguar në skeçe, pyetje, deklarata apo qoftë edhe duke u përmendur nga të ftuarit vetë.
Referuar gjithashtu Donaldit, Einxhel shkruante para disa kohësh në Tëitter, duke ironizuar programin e vëllezërve Veshaj: “Ka patur jetë dhe para tetorit 2021… Të paktën për mua po iher.”
/e.d