Martina Patti, nëna e vogëlushes 5-vjeçare Elena Dal Pozzo e kishte planifikuar vrasjen e vajzës së saj që në fillim.
Ajo kishte vendosur se si ta vriste fëmijën, ku ta fshihte trupin e saj dhe kë të fajësonte për zhdukjen e saj, raporton Il Giornale.
24-vjeçarja u arrestua dhe u akuzua për vrasje me paramendim dhe fshehje trupi. Madje gruaja kishte blerë edhe objektin që do të përdorej për të vrarë Elenën: një mjet i mprehtë, siç thuhet nga hetuesit. Mirëpo, ideja se viktima prej vetëm 5 vitesh është vrarë në fushë, rreth 600 metra larg shtëpisë së saj, ku më pas është gjetur trupi i saj i pajetë, duket se është lënë mënjanë. Në fakt zonës i mungojnë gjurmët e gjakut. Me gjasë vrasja ka ndodhur në shtëpinë ku jetonin nënë e bijë, të cilën Prokurori Publik i Katanias e ka sekuestruar.
Nëna dyshohet se e vrau vajzën e saj duke e goditur disa herë në shpinë dhe qafë dhe, pasi e vrau, e futi përsëri në makinë dhe më pas arriti në fushën në Mascalucia ku më pas e braktisi trupin.
Ajo fillimisht u përpoq të fuste trupin e zhveshur të vogëlushes në 5 thasë, më pas mbuloi gjithçka me gurë dhe, pluhurin e krijuar nga mbetjet e shpërthimeve vullkanike. Pasi fshehu disi vrasjen e saj të tmerrshme, 23-vjeçarja u kthye në shtëpi, ndërroi rrobat e gjakosura dhe shkoi në polici me qëllimin për të denoncuar rrëmbimin e vajzës së saj, që sipas saj ishte kryer nga një kriminelë të maskuar./m.j