Deputeti socialist Erion Braçe komentoi fjalën e Ramës se do të propozohet taksimi zero për pagën deri në 50 mijë lekë. Ndër të tjera foli sërish për bujqit duke thënë se askush nuk dëgjon hallet e tyre dhe nuk i mbështet, ndaj zgjedhin të largohen jashtë vendin e të mos punojnë tokat e tyre këtu.
Një koment e kishte dhe për ata që nuk i japin rëndësi bujqve dhe sapo vjen procesi zgjedhor japin premtime e lypin votën. Ndër të tjera tha se do e votojë projektligjin për bujqësinë.
“U gëzova shumë që dëgjova se do zerohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë. A ka vlerë fjala në këtë parlament? Jemi 5 muaj pas diskutimit të paketës fiskale dhe në komisionin e Ekonomisë e thashë që është e vonuar, por u mohua, u kundërshtua dhe u kundërvotua, e ndërsa sot vijmë se do ta bëjmë tatimin zero për pagat deri në 50 mijë lekë. Fola për grurin që nuk merret askush, përveç grabitqarëve që e kanë çuar çmimin aty ku ishte vitin që shkoi. Kam një rezervë dhe dua t’ia them propozuesit këtu, që koha e instrumenteve ‘ad hoc’ ka kaluar. Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparent-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij. Është themelore, sepse po ndodh gjëma.
E kuptoj që tani është vakti i drekës dhe të gjithë kanë ikur për të ngrënë, dhe me pjatën përpara, më vjen t’iu kujtoj, realisht edhe majtas, edhe djathtas, se ajo domatja që kanë në pjatë kushton vetëm 50 lekë për kg, patatja vetëm 22 lekë/kg, ajo qepa kushton vetëm 20 lekë, ai gruri që ka ndenjur tetë muaj në tokë, ka marrë mund e sakrifica pa asnjë lloj subvencionimi nga qeveria, dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë/kg, pra 4-5-6-7 lekë me humbje. Nuk dëgjon askush dhe nuk reflekton askush për këtë fakt. Për çfarë i doni ata njerëz mo, që të ikin të punojnë si skllevër jashtë vendit e të mos mbjellin tokat e tyre këtu? Problemi është i TVSH, ta blejë shteti të mos i lërë ata njerëz atje. Po talleni me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut në Divjakë apo në Lushnje. Bujqit e dorëzojnë mallin me mirëbesim pa çmim. Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe thonë “këtyre do i japim ne para” dhe më pas lypin votën. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”, tha Braçe.
g.kosovari
Bracka ka shume te drejte per bujqesine.Shteti duhet te blej grurin qe di korret per rezervat e tij dhe te mos ja lere ne dire natrapazeve,seose di mbetemi pa bukr .Shume shtete po sumvencipnojne bujqesine ,se eshte ushqim u popullit