Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me kokainën e kapur së fundi në portin e Durrësit.
Në një replikë në Kuvend, Alibeaj tha se 45 kilogramë kokainë që u kapën në Durrës ishin të njerëzve të Ramës, ndërsa i kujtoi edhe ministrat e deputetët socialistë që janë në burg.
“Për procedurë dhe barazi armësh e para mos i bërtit kryetares së Kuvendit tani që të tregoi rregulloin se e respektoi më në fund edhe për ty. Së dyti prapë nuk ktheve përgjigje për Kajmakunm. E ke mbrojtur ja ka fshehur drejtësisë. Ne me domate do merremi, me ata katundarët tanë, ti merresh me lulet e Kajmakut, ato 45 kg që u kapën sot ishin të njeriut tënd.
E treta, si ishte ajo puna e non-gratave. Bëhu burrë fol për non-gratat e tua. Gjysmë zëri nuk e nxjerr për raportin e DASH , por del e i mbron e bashkon votat me ta.
Dhe e fundit, ende vazhdon në sirtaret e këtij parlamenti vettingu për politikën, ke ti fuqi ta bësh këtë punë. Në ka një kërkesë sot është kjo. Të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin që ti ke bërë.
Mos harro dy i ke në burg dhe lista e pritjes duket që është e gjatë”, tha Alibeaj.
g.kosovari