Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vizitoi një ditë më parë Ukrainën së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Ministrja Spiropali ka publikuar në rrjetin e saj social foto nga takimet me disa prej zyrtarëve të lartë të Ukrainës, nga Presidenti Volodymyr Zelensky, kryeministri Denys Shmyhal si dhe kryebashkiakun e Kievit Vitali Klitschko.
Spiropali shkruan se Shqipëria mbetet e vendosur të mbështesë Ukrainën dhe të qëndrojë deri në fund në anën e drejtësisë dhe sovranitetit të saj.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Takim me Presidentin Zelensky, Kryeministrin Denys Shmyhal dhe kryetarin e Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Mbetemi të vendosur të qëndrojmë kryefund në anën e të Drejtës, Lirisë dhe Sovranitetit të këtij vendi njerëzish krenarë!
/a.r