Një oficer policie është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ishte shënjestra e radhës e Nuredin Dumanit për t’u eliminuar.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.G. Fotoja e tij u gjet ne celularin e Nuredin Dumanit.
Dumani kishte marre porosi ta vriste. K.G ka qene më herët me detyrë oficer në Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej./BW/
/e.d