Pjerin Brushulli, 48 vjeç, u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në plazhin e Velipojës.
Mësohet se policia nuk ka shoqëruar asnjë person që mund të ketë lidhje me ngjarjen, pasi nuk ka një vend fiks se ku ka ndodhur ngjarja.
Ndonëse ai njoftoi ambulancën duke thënë që ka marrë plumb në trup, deri më tani i plagosur nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë për shkak të një operacioni të gjatë dhe plagës së rëndë që ka në trup.
Dy janë pistat kryesore të hetimit. E para lidhet me një konflikt të çastit që mund të ketë pasur 48-vjeçari, ndërsa pista e dytë e hetimeve është fokusuar në të kaluarën e të plagosurit.
Pjerin Brushulli ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për shkak se në vitin 2002 ka vrarë bashkëfshtarin e tij Kolec Nushi. Në atë kohë, 35-vjeçari Kolec Nushi, nga fshati Bërdicë i Shkodrës, është vrarë pranë banesës së tij. Në kohën kur ka kryer krimin Brushtulli ka qenë 28-vjeç.
Gjykata e ka lidhur motivin e vrasjes në atë kohë, me shpjegimet e dhëna nga një numër dëshmitarëshsipas të cilëve viktima ka pasur marrëdhënie dashurie me nënën e të gjykuarit.
/a.r