Mesohet se personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Velipojë është Pjerin Brushtulli, një person me precedent kriminal.
Brushtulli mësohet se ka qenë i dënuar me 15 vite burg për një vrasje dhe sapo kishte dale nga burgu.
Ai është arrestuar në vitin 2008 nga policia dhe akuzohej nga prokuroria për veprën penale “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Pjerin Brushtulli akuzohej si autor i vrasjes me dashje të shtetasit Kolec Hila, nga fshati Berdice i Shkodrës, vrasje e kryer në vitin 2002./m.j